Përfaqësuesi i SBAShK-ut: Shërbyesit civilë ishin në grevë dhe u paguan, mësimdhënësit jo

Përfaqësuesi i Sindikatës së Arsimit, Haki Krasniqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke i diskriminuar punëtorët e sektorit të arsimit

Përfaqësuesi i Sindikatës së Arsimit, Haki Krasniqi





Përfaqësuesi i Sindikatës së Arsimit, Haki Krasniqi, ka thënë se Qeverie e Kosovës nuk është duke e zbatuar ligjin njësoj për të gjithë.

Ai ka theksuar se shërbyesit civilë dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës, kanë qenë pjesë e grevës, por ata sipas tij, janë paguar kurse punëtorët e sektorit të arsimit jo.

“Ligji nuk po trajtohet njësoj, shërbyesit civilë kanë qenë në grevë edhe punëtorët e UP-së, kanë marrë paga kurse ne jo. Edhe në Gjykata e administrata ka pasur grevë dhe kanë marrë pagë, të vetmit punëtorët e arsimit nuk kanë marrë paga”, ka thënë ai.

Ndërkaq, analisti Ylli Hoxha ka thënë se vendimi për të mos i paguar mësimdhënësit është ligjor, por sipas tij, nuk është i drejtë.

Edhe Hoxha, ashtu sikurse Krasniqi, ka thënë se ligji nuk është duke u zbatuar në mënyrë të drejtë për të gjithë. Sipas tij, ka mësimdhënës që nuk kanë qenë pjesë e grevës, të cilët nuk e kanë marrë pagën për punën e bërë.

Këtë problem e ka theksuar edhe anëtari i organizatës ORCA, Dibran Hoxha, i cili ka thënë se tema e pagave ka shkaktuar kaotizëm, teksa ka thënë se ka mësimdhënës që nuk janë paguar edhe pse kanë punuar.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika