Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se pse Shqipëria pas sulmeve kibernetike nga Irani, nuk ka kërkuar nga Aleanca Veri Atlantike(NATO) të përdorë Nenin 5, i cili e trajton një sulm kundër një shteti anëtar si një “sulm kundër të gjithëve”, dhe që kërkon mbrojtje kolektive.
”Ishte e tepërt për ne të mendojmë dhe të arrijmë në vendimin se duhet t’i kërkojmë NATO-s të nxisë zbatimin e Nenit 5”, ka thënë Rama për gazetën amerikane “Politico”, transmeton Portali Dukagjini.
”Në fund, Shqipëria vendosi të mos e ndërmerrte atë veprim, që do të rrezikonte përshkallëzimin dhe të fuste në antagonizëm aleatët e fuqishëm”.
Rama ka thënë se sulmi kibernetik i Iranit mbi institucionet e shtetit shqiptari ishte si një bombardim, dhe për këtë, sipas tij, Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Por për shkak të ndërprerjes se marrëdhënieve diplomatike me Irani, hakerët iranianë sulmuan sërish Shqipërinë në fillim të shtatorit, duke çaktivizuar disa sisteme të përdorura në përpunimin kufitar dhe doganor.
Linja rreth asaj se kur një sulm kibernetik mund të shkaktojë Nenin 5 është e paqartë. Qendra e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të Përbashkët e NATO-s e përshkroi aplikimin e saj në një sulm kibernetik si “një pozicion i paqartë, por i qëndrueshëm i NATO-s”, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në 2018 se ”niveli i sulmit kibernetik për të shkaktuar mbrojtjen kolektive duhet të mbetet qëllimisht i paqartë”.