Të enjten e 6 tetorit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 13:30, do të mblidhet për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca si dhe përgatitjet për seancën e re plenare.
Në rend dite do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht dhe më 15, 22 e 23 shtator.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 4 gusht
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,
- Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,
- Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
- Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 15, 22 dhe 23 shtator
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
Në rend dite do të jetë përgatitja për seancën e re plenare, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.