Dogana e Kosovës ka njoftuar se të enjten e gjashtë tetorit, njësitë e Doganës kanë konfiskuar rreth 2.5 kilogramë ari pa dokumentacion në Pejë.
Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se një qytetarit i është gjetur sasi ari pa dokumentacion dhe njësitë e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë vazhduar kontrollin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore.
“Njësitë e Doganës kanë ushtruar kontroll te lokali i të dyshuarit, ku edhe te i njëjti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mallit.
Tutje, në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar.