A do të kompensohen orët e humbura mësimore gjatë grevës – flet Jasharaj

Lidhur me vendimin e MASHT-it, ku thotë se ditët e humbura gjatë grevës një muajshe do të kompensohen të shtunave deri në janar të vitit 2023, Jasharaj ka thënë se MASHTI nuk ka të drejtë të lëshojë vendime të njëanshme. Sipas tij, Qeveria duhet t’i procedojë pagat e më pastaj të vendoset për hapat e mëtutjeshëm

Rrahman Jasharaj, Kryetar i SBAShK-ut





Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës nuk konsideron se ka përfunduar ende afati për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, është shprehur optimist se brenda ditëve në vijim do të procesohen pagat për punëtorët e sektorit të arsimit.

Kështu ka deklaruar ai për Portalin Dukagjini, teksa beson se problemi aktual shumë shpejt do të rregullohet.

“Çdoherë ka ndodhur deri në këtë datë. Ne jemi shumë optimistë që sot eventualisht nesër, Qeveria do të procesojë pagat edhe për sektorin e arsimit që ishte në grevë që të njëjtën e bëri për shërbyesit civilë të cilët po ashtu ishin në grevë. Por duam të besojmë që sot dhe nesër kjo gjë do të rregullohet”, ka thënë Jasharaj.

Kompensimi i orëve të humbura

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nxjerrë vendimin për plotësimin dhe ndryshimin kalendarit të vitit shkollor 2022-2023.

Duke u bazuar në këtë vendim, ditët e humbura gjatë grevës njëmuajshe do të kompensohen të shtunave deri në janar të vitit 2023.

Po ashtu, MASHTI ka propozuar pagesë avancë për mësimdhënësit që i zëvendësojnë orët e humbura.

“MASHTI njofton se gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojë më datë 27.01.2023. Ndërkaq, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe do të mbarojë më 03.02.2023”.

Lidhur me këtë vendim, Jasharaj ka thënë se MASHTI nuk ka të drejtë të lëshojë vendime të njëanshme.

Sipas tij, Qeveria duhet t’i procedojë pagat e më pastaj të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.

“Ministrja Nagavci fillimisht është dashur të angazhohet që të procesohen pagat e më pastaj të ulemi dhe të bisedojmë pasi sipas kontratës kolektive të nënshkruar midis SBASHK-ut dhe MASHT-it, procesohet qartë dhe thuhet se orët e humbura në grevë nuk duhet të kompensohen, ndërsa orët e humbura siç është rasti i COVID-it do të kompensohen, dhe ky nen thotë se kjo ndryshon në marrëveshje dypalëshe. MASHTI nuk ka të drejtë të lëshojë vendime të njëanshme”, shtoi ai.

“Pra kjo duhet të bëhet me vullnetin e dyanshëm, por jo t’i thirrin në takim edhe Këshillin e Prindërve që kanë reaguar së fundi që edhe ata janë shprehur kundër angazhimit për kompensimin e orëve të humbura, shumë më lehtë është të bisedohet për këtë pasi të bëhet procedimi i pagave për muajin shtator në sektorin e arsimit”.

Çanëtarësimi i anëtarëve të SBASHK-ut nga Qeveria

Qeveria e Kosovës ka çanëtarësuar anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Gjatë periudhës kur mësimdhënësit ishin në grevë, të gjithë anëtarëve të SBASHK-ut, i është dërguar një njoftim nga Qeveria, që të njëjtit mund të anëtarësohen në platformën E-Kosova.

Mënyra e aplikimit në E-Kosova
Mënyra e aplikimit në E-Kosova

Kështu, duke i bërë të pavlefshme flet anëtarësimet e mëhershme.

Por këtë Jasharaj e ka konsideruar si një tendencë për të komplikuar punët dhe vullnetin që mos të arrihet organizimi sindikal.

“Kjo me E-Kosova na krijon telashe, por nuk do të arrihet sepse anëtarësia jonë gradualisht do të kontestohet edhe në E-Kosova. Ky veprim është joligjor dhe do të kërkojmë që të kthehen gjërat në të duhurën pra të inspektohet ligji për organizimin sindikal që është aktual dhe nuk është i ndryshuar”.

Ai ka thënë se në fillim të vitit 2022, ministria e Administratës Publike dhe ministria e Punëve të Brendshme i ka obliguar që të njëjtit të anëtarësohen në platformën E-Kosova.

“E keqja është se ne shkelim ligjin për organizimin sindikal, E-Kosova nuk mund të bëhet”.

Ai thotë se ka informacione që anëtarësia ka filluar t’i përgjigjet edhe kësaj kërkese ani pse sipas tij është joligjore.

Në të kundërtën siç thotë Jasharaj, nëse nuk regjistrohen do t’i humbin pa dashur benefitet, mbështetjet që ua siguron kontrata kolektive.





Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika