Konjufca lëndohet fizikisht, nuk do të jetë prezent në Kuvend për disa ditë

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se kryeparlamentari Glauk Konjufca nuk do të jetë prezent në Kuvendin e Kosovës për 10 ditë si shkak i një lëndimi fizik

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca





Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se puna e kësaj mbledhjeje nuk ka vijuar sikur herave të tjera për shkak se opozita e ka bojkotuar.

Kusari-Lila, ndër të tjera, ka bërë të ditur se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk do të jetë në vendin e tij të punës disa ditë, si shkak i një lëndimi fizik.

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila

“Duhet të qëndrojë në shtëpi 10 ditë në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, ka deklaruar ajo.

 

Deputetja Kusari-Lila në lidhje me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit ka thënë se mësimdhënësit duhet të jenë në linjë të njëjtë në raport me vendimin e MAShTI-t për kompensimin e orëve mësimore.

“Të vendosësh apo të ngarkosh nxënësit me një çështje që është e rëndë për shoqërinë, për ne është e papranueshme”, ka vijuar ajo.

Sipas saj, kjo situatë ka të bëjë me problematikë ligjore e jo politike.

“Çështja e kësaj ngecjeje është problem ligjor”, ka shtuar deputetja.

Ajo ka thënë se për shkak të bojkotimit të mbledhjes nga opozita nuk është bërë shqyrtimi i pikave për seancën plenare të ardhshme që do të duhej të mbahej më 14 tetor.

Opozita bojkoton mbledhjen e kryesisë, shkak mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika