Më shumë se 40 liderë evropianë do të mblidhen të enjten e 6 tetorit në Pragë për takimin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian.
Vendet e mbledhura në takim do të diskutojnë “paqen dhe sigurinë, situatën ekonomike, energjinë dhe klimën, si dhe migrimin dhe lëvizshmërinë”, ka thënë Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Ndërkaq, presidenti francez Emmanuel Macron ka hedhur poshtë për herë të parë idenë e komunitetit gjatë një fjalimi në fund të Konferencës për Ardhmërinë e Evropës.
Ai ka theksuar se BE nuk mund të jetë mënyra e vetme për strukturimin e kontinentit evropian dhe se ishte koha për të organizuar Evropën me një shtrirje më të gjerë, raporton euronews.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu ka bërë thirrje për këtë komunitet të ri gjatë fjalimit të saj në shtator për gjendjen e Bashkimit.