Dhunë seksuale ndaj dy të miturave në Gjakovë, policia tregon detajet

Si fillim u raportua se ishte dhunuar në një veturë nga dy persona e më pas e mitura nga Gjakova në Polici e Spital dha detaje tjera. Policia e Gjakovës kanë treguar si është vërtetuar ndryshimi i deklaratave dhe cila është e vërteta në rastin e njërës nga dy të miturat e raportuara si të dhunuara gjatë së mërkurës në Gjakovë

Policia e Kosvoës





Një ditë më parë në raportin e Policisë u njoftua që një e mitur u dhunua seksualisht nga dy persona në Gjakovë. Pas arrestimit të njërit të dyshuar dhe pas kërkesës së Prokurorisë së këtij qyteti, Gjykata vendosi për paraburgim prej një muaji.

Mirëpo, kallëzimi penal u shkrua ndryshe nga çka u raportua.

E pse kishte ndodhur kjo, ka treguar nënkoloneli i Policisë së Gjakovës, Bekim Avdija.

“Informacionet e para po vlerësohet se nga familjarët se fillimisht viktima kur është vonuar dhe ka shkuar në shtëpi ka deklaru se është dhunuar nga dy persona me targa nga Shqipëria”, ka thënë Avdija.

Nënkoloneli i Policisë së Gjakovës, Bekim Avdija

Ndërkohë, e njëjta derisa ka kërkuar ndihmën mjekësore, ndërron deklaratën duke thënë se me personin që ka kryer marrëdhënie është në lidhje dashurie.

Avdija, thotë se deklarata e të miturës nuk është bërë në ndonjë presion nga prindërit ose dikush tjetër.

“Viktima në prezencën e prindërit dhe punëtorit social deklaron se ka qenë në lidhje dhe kanë lënë takime, janë takuar në stacionin e autobusëve edhe më pas janë shkuar në motel dhe është kryer akti. Ajo e ka pasur edhe një komunikim verbal gjatë rrugës që ka shkuar në spital, ku ka deklaruar se nuk ka pasur rrëmbim dhe gjatë hetimeve që kemi bërë, e mitura ka njohur të dyshuarin ka pasur kontakt përmes rrjeteve sociale dhe se takimi ka qenë i caktuar”, ka shtuar Avdija.

Ndërkohë, në raportin 24 orësh të së enjtes është raportuar një ngacmim seksual përmes rrjeteve sociale në qytetin e Suharekës, për çka i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika