Pesë për qind e prodhimit të iPhone 14 pritet të zhvendoset këtë vit, shumë më shpejt nga sa kishin parashikuar analistët.
Deri në vitin 2025, një e katërta e të gjithë iPhone-ve që prodhon kompania mund të prodhohet në Indi.
Apple ka prodhuar iPhone në qytetin jugor indian të Tamil Nadu që nga viti 2017, raporton BBC. Por vendimi për të bërë modelin e tyre kryesor në Indi është një hap i rëndësishëm.
Qasja e ashpër e Pekinit për të zhdukur pandeminë ka çuar në bllokime industriale dhe ndërprerje të zinxhirit të furnizimit.
Si rezultat, firmat globale po adoptojnë gjithnjë e më shumë një strategji “plus one”. Gjithashtu duke shmangur investimin vetëm në Kinë për furnizim.
“Kompanitë nuk janë më të gatshme të ulen dhe të presin për një ndryshim politikash në Kinë,” tha Oscar De Bok, CEO i kompanisë DHL. “Ata duan të sigurohen që të kenë dy ose tre alternativa,” shtoi ai.
India, e cila është ekonomia e tretë më e madhe e Azisë, ka punuar shumë për ta pozicionuar veten si qendër prodhimi dhe eksporti.
Ajo ka një treg të madh vendas dhe talent të bollshëm me kosto të ulët.