Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.
“Që nga dita e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës (vendim ky i vonuar për shkak të gazit lotsjellës), Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë arsyetim valid për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës. Ama bash asnjë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Sipas saj, qytetarë nga Venezuela e deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
Ndër të tjera ajo ka shtuar se “çdo zvarritje e ka cënuar kredibilitetin e BE-së në Kosovë”.
Ndryshe, më 13 tetor, Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.