Komuna e Drenasit paditet për mosekzekutim të pagave për mësimdhënësit

Kryetari i Drenasit, Lladrovci ka bërë të ditur se kjo komunë ka filluar që t'i marrë paditë e para në lidhje me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. Sipas tij, qeveria duhet të reflektojë dhe të gjejë një zgjidhje konkrete

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit





Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se komuna e Drenasit ka marrë paditë e para në lidhje me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, për të cilën ai ka thënë se fajtore është Ministria e Financave, sepse siç thotë ai ndalesa është bërë nga thesari i kësaj ministrie.

“Sapo u njoftova se filluan paditë e para kundër komunës së Drenasit me rastin e ndalesës së pagave ndaj mësimdhënësve. Edhe pse ndalesa është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave, mirëpo, mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me Komuna, e aq më keq, në rastin konkret, i është ndaluar paga një lehone”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë një zgjidhje konkrete dhe të ekzekutojë pagat për mësimdhënësit pasi sipas tij në të kundërtën do të ketë dëmtim të buxhetit dhe ngarkim të sistemit gjyqësor.

Ndryshe, të premten, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka kërkuar edhe njëherë nga Organizatat Buxhetore që të rikonfirmojnë listat e pagave.

Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Financave ka kërkuar nga OB-të që të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, në të kundërt, kanë bërë të ditur se do të duhet të veprojnë sipas Ligjit për Greva.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika