Evetar Zeqiri emërohet kryeshef i ri i KOSTT

Ndërmarrja Publike KOSTT sh.a ka emëruar Kryeshef Ekzekutiv Evetar Zeqirin. Zeqiri ka një sërë kualifikimesh profesionale me renome vendore dhe ndërkombëtare, si i çertifikuar si Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

Pamje nga mbledhja e Këshillit të Drejtorëve të Ndërmmarrjes Publike KOSST

Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në mbledhjen e mbajtur të enjten e 6 tetorit ka vendosur në mënyrë unanime që të emëroj Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT z.Evetar Zeqiri.

Me rastin e zgjedhjes në këtë pozitë, Zeqiri ka thënë që me besimin që i është dhënë do të shtyej përpara misionin e kësaj ndërmarrjeje e cila ka rol të rëndësishëm në sektorin e energjisë.

“Jam i nderuar me besimin që më është dhënë nga Bordi i Drejtorëve për të udhëhequr KOSTT-in, një ndërmarrje me rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në sektorin e energjisë. Me përkushtim maksimal do të shtyej përpara misionin e KOSTT në funksion të sigurisë së furnizimit me energji elektrike për shoqërinë dhe ekonominë vendore, operim të sigurtë dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe të integruar në tregun rajonal dhe evropian”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ka shtuar se KOSTT do të bëhet një shembull i menaxhimit të ndërmarrjeve publike.

“Jam i vendosur që përmes praktikave më të mira të qeverisjes, KOSTT të jetë shembull i menaxhimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë si dhe jam i përkushtuar që përmes planifikimit strategjik KOSTT të luaj rol të rëndësishëm në procesin e tranzicionit të drejtë të energjisë”, ka shtuar

Evetar Zeqiri ka studiuar për Master në Administrim Publik (MPA) në Menaxhim Strategjik dhe Lidership, në Universitetin e Illinoisit Verior, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si bursist i programit për Lidership Transformues, program ky i bashkë financuar nga Qeveria Amerikane përmes USAID dhe Qeveria e Kosovës.

Zeqiri ka një sërë kualifikimesh profesionale me renome vendore dhe ndërkombëtare, si i çertifikuar si Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, i Çertifikuar si Auditor i Brendshëm i Sektorit Publik nga Ministria e Financave në Kosovë.

Ai po ashtu është anëtarë i plotë në  CIPFA  & CMI  (U.K), dy shoqata ndërkombëtare profesionale në fushën e menaxhimit, financave, kontabilitetit dhe auditimit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika