Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles ka zhvilluar ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në turneun më të madh në botë, IEM Rio 2022, por, me rezultat 2:0 humbi luftën kundër ekipit rus Spirit.
Tashmë ekipi Spirit është kualifikuar në Major, i cili do të zhvillohet në Rio De Janiero të Brazilit.
BNE është ndeshur në formatin ‘Bo3’ me ekipin rus që ka selinë në Beograd të Serbisë, Spirit.
Mapi i parë ‘Nuke’ përfundoi me rezultat 16-6, ndërsa i dyti ‘Mirage’ me rezultat të ngushtë 16-11.
.@Team__Spirit ARE GOING TO BRAZIL!! 🇧🇷
We'll be seeing them in the #IEM Rio Major 🎉🎉 pic.twitter.com/DdUHwVZd05
— Intel® Extreme Masters (@IEM) October 7, 2022
Ndërsa, Sprit është ekip që momentalisht gjendet në vendin e 15-të në renditjen botërore në CS:GO.
Ndërkaq, ekipi kosovar BNE tani ka dy fitore dhe dy humbje, teksa ndeshjen e radhës përfundimtare për tu kualifikuar në turneun kualifikues për Majorin e CS:GO në Brazil, do ta zhvillojë nesër.
We fall 1-2 to @Team__Spirit, last chance tomorrow!#bNE🦅 pic.twitter.com/tckLe6uhFL
— BAD NEWS EAGLES (@_badnewseagles) October 7, 2022
Kundërshtari i tyre i radhës do të mësohet së shpejti, dhe në rast të fitores do të vazhdojnë tutje në Majorin e CS:GO i cili shpërndan çmime në vlerë 1.2 milion dollarë.
Bad News Eagles siguron fitoren e parë për Majorin e CS:GO në Brazil