Për katër pika të rendit të ditës Senati i Universiteti të Prishtinës u mblodh në krye me anëtarin më të vjetër të Këshillit Drejtues, Azem Hajdari.
Fillimisht qëllimi ishte verifikimi i mandateve të anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të UP-së të zgjedhur nga senati dhe nga Ministria e Arsimit.
Para se të votohej verifikimi i tyre, u kërkua nëse ndonjëri nga anëtarët ka gjetur konflikt interesi tek emrat e anëtareve.
Pas kësaj të gjithë votuan pro e edhe nënshkruan deklaratën etike për anëtarët.
Ndërkaq, gjithashtu u propozua edhe emri për kryesuesin e Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Pas votimit, unanimisht në këtë pozitë u zgjodh Altin Salihu, ndërkaq zëvendës kryesuese Arbëresha Nela- Turjaka
Anëtarët e KD-së janë: Altin Sahiti, Arbëresha Nela Turjaka, Hajrullah Koliqi, Azem Hajdari, Naser Kabashi, Selim Bezeraj, Arian Krasniqi, Rifat Krasniqi dhe Arta Shehu Zaimi.
RTV Dukagjini raportoi të enjten për emrat që do të konfirmoheshin sot në Këshillin Drejtues që janë emëruar nga Ministria e Arsimit.
Këshilli drejtues është organi kryesor qeverisës i universitetit dhe ka përgjegjësi të përgjithshme strategjike për funksionimin efektiv institucional të universitetit.