Osmani falënderon kryeministrin e Belgjikës për mbështetjen ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeminstrin belg, Alexander De Croo. Në këtë takim, Osmani ka falenderuar kryeminsitrin belg për përkrahjen e De Croo-s drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian

Presidentja Osmani dhe kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo





Në kuadër të samitit inaugurues të Komunitetit Politik Evropian, presidentja Osmani është takuar me kryeminsitrin e Belgjikës, Alexander De Croo. Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale ne Evropë.

Osmani dhe De Croo kanë vlerësuar raportet ndërshtetërore dhe janë angazhuar për thellimin e bashkëpunimit mes shteteve.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka ritheksuar rëndësinë e përfundimit sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në zyrën e Presidencës.

Në këtë njoftim, tutje thuhet se presidentja Osmani ka falënderuar kryeministrin De Croo për mbështetjen belge për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ndërsa, në kontekst të integrimit evropian, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që të avancojë këtë proces, duke aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika