Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas miratimit me lexim të parë të Projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovës ka thënë se Kuvendi ka votuar një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës, 23 vjet pas përfundimit të luftës.
“Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar”, ka thënë Haxhiu në Facebook.
Haxhiu ka thënë se “Një grup opozitar që thirren në emër të luftës, sot e patën mundësinë të përmirësojnë sadopak gabimet e tyre në të kaluarën. Në vend të rreshtimit në përkrahje të projektligjit nuk e mbështetën atë!”.
Gjatë seancës së plenare të së premtes së shtatë tetorit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë.
Projektligji për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës është miratuar me 58 vota për, ka marrë mbështetjen në lexim të parë.
Ndërsa, katër deputetë kanë votuar kundër miratimit të këtij Projektligji, ka njoftuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.