Molliqaj: Jemi në procesin e dialogut më të mbyllur ndonjëherë

Molliqaj ka thënë se kontrabandimi i asociacionit nuk do të kalojë pa u kuptuar, duke e cilësuar procesin e dialogut Kosovë-Serbi si atë më të mbyllurin ndonjëherë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë SocialDemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe tashmë nuk përbën një pjesë sekrete të dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se sekreti qëndron te vështirësia e titullimit të saj.

“Por një gjë nuk është tashmë sekrete: korniza e marrëveshjes, pra Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Sekreti qëndron te vështirësia e titullimit, që Asociacioni të mos asociojë me projektin e vjetër të ndarjes etnike. Por kontrabandimi i asociacionit nuk do të kalojë pa u kuptuar, ndonëse jemi në procesin e dialogut më të mbyllur ndonjëherë. Kjo do t’ju kushtojë me rezistencë qytetare”, ka shkruar Molliqaj.

Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Osmani në një intervistë për REL ka thënë se mbështet “çdo iniciativë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Komunave tashmë u lejohet që të bashkohen në asociacione multietnike, pa kompetenca ekzekutive, pra si OJQ”, kishte deklaruar ajo.

Janë bërë shtatë vjet qëkur në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi. Më 25 gusht 2015, Kosova dhe Serbia u pajtuan mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Shtatë vjet nga marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Përgjatë të shtunës, pa dhënë detaje, Presidenti Vuçiq ka deklaruar se thelbi i propozimit gjerman dhe atij francez për Republikën e Kosovën është që Serbia të lejojë hyrjen e saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara. Si rrjedhojë, Serbia do të merrte hyrje më të shpejtë në Bashkimin Evropian, dhe ndoshta përfitime të konsiderueshme ekonomike.

Pavarësisht lehtësimeve në proceset ndërkombëtare të saj, Vuçiq tha se është e papranueshme që Serbia ta ketë Kosovën si një anëtare të OKB-së. Megjithatë, ai ka thënë se një propozim i tillë do të diskutohet ngase i njëjti nuk mund të “hidhet nga dritarja”. Krahas kësaj, ai e ka cilësuar menaxhimin e BE-së sikurse një gabim të tyrin.

Vuçiq: Nuk ka vullnet në udhëheqjen e Serbisë për ta njohur Kosovën

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika