Specifikat e Mitsubishit Triton 2023, largohet motori me benzinë ndërsa rritet çmimi

Linja e re e Mitsubishi Triton 2023, ka larguar motorin me benzinë duke funksionuar tashmë vetëm me naftë. Ky Mitsubish nuk kushton më pak se 20 mijë euro dhe për 100 kilometra hargjon afro 9 litra naftë, kjo është shqetësuese në këtë kohë që çmimi i naftës po ngiritet në vazhdimësi

Është publikuar linja e Mitsubishi Triton 2023, teksa kamionçina e markës japoneze më nuk do të ofroi motor me benzinë dhe asnjë nga variantet nuk ka çmim më të lirë se 20 mijë euro.

Çmimet janë rritur përsëri, vetëm 6 muaj pasi që Mistubishi kishte bërë një ngritje të çmimeve prej 5,700 eurove  përderisa Triton 2023-shit i është shtuar edhe një model “limited-edition” i prezantuar menjëherë pas variantit kryesor GRS.

Pamja e Mitsubish brenda

Triton Sport Edition i ri ka një numër të kufizuar prej vetëm 400 veturave në Australi dhe ndërtohet mbi paketën Deluxe të GLS, e cila përfshinë ulëset e përparme me ngrohje, veshje të dyerve me lëkurë dhe kamerë me pamje rrethuese.

Por kjo paketë e re Deluxe shton edhe një numër të përditësimeve të stilit, duke përfshirë theksime me ngjyrë të kuqe në pjesën e jashtme, tabela, dhe një interier me lëkurë ngjyrë të zezë me qepje me kontrast të kuq, raporton Drive.

Mitsubishi ka larguar motorin 2.4 litërsh me benzinë me katër cilindra nga modeli më i lehtë GLX, që besohet të jetë hera e parë që gama Triton ofrohet pa një motor me benzinë që prej se ky model filloi të shitet në tregun australian para 36 viteve.

Tani të gjitha modelet e reja Triton vijnë ekskluzivisht me një motor 2.4 litërsh turbo-dizel me katër cilindra që prodhon 133kW dhe 430 njuton metër.

Motorri i Mitsubish

Një transmision automatik me 6 shpejtësi është në dispozicion për të gjithë linjën, me një transmision manual gjithashtu me 6 shpejtësi që ofrohet në disa variante të 4×2 dhe 4×4.

Pretendohet se konsumi i naftës di të jetë prej 7.8 litra deri në 8.6 litra për 100 kilometra, e cila varet sipas konfigurimit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika