Instituti – Pse u zgjat periudha e hulumtimit të krimeve të luftës?

Themelimi i Institutit të Kosovës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, ka nxitur debat të ashpër mes kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Periudha e pasluftës, nga 20 qershori 1999 deri me 31 dhjetor 2000, nga PDK, po cilësohet si e dëmshme. Derisa qeveria nuk është pronocuar për këtë temë, shoqëria civile pohon se ky ishte kërkesë e tyre ndaj Ekzekutivit

Ilustrim





Shkak i kësaj përplasje në mes kryeministrit Kurti dhe shefit të grupitparlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ishte Projektligji për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Për partinë më të madhe opozitare është e papranueshme, periudha për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të zgjatet deri më 31 dhjetor të vitit 2000.

Tahiri për RTV Dukagjini thotë se periudha e caktuar në këtë projektligj tenton të dëmtojë luftën e UÇK-së, pasi thotë pas 20 qershorit të vitit 1999 në Kosovë nuk ka pasur luftë.

“Ne nuk kemi asgjë personale mes veti, por unë nuk e di zorin dhe sikletin e atij njeriu që me propozu këtë gjë, është  vertetë dje ishte në një siklet të madh, ishte edhe i paarsyeshem. Ne nuk mundemi me ba një debat politik, kur propozon një datë 31 dhjetor i vitit 2000 kur pretendon që deri në atë datë ka pasur krime lufte në Kosovë. Kush ka kryer krime lufte në Kosovë, UÇK?, Kush tjetër? Ushtrinë serbe nuk e kemi pas këtu, KFOR-i nuk ka kryer krime, kënd don me hetu?”, tha Tahiri.

Lidhja telefonike me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

RTV Dukagjini, ka pyetur Qeverinë se pse e ka përfshirë këtë periudhë në projektligj, mirëpo Ekzekutivi nuk ka kthyer përgjigjje.

Ndërsa, anëtarë të shoqërisë civile thonë se zgjatja e periudhës së hulumtimit të krimeve ka qenë kërkesë e tyre ndaj Qeverisë.

Bekim Blakaj, nga Fondi për të drejtën Humanitare, thotë se pas 20 qershorit 1999, në Kosovë janë kryer krimet të shumta që ndërlidhen me periudhën e luftës.

“Një pjesë e shoqërisë civile ka rekomanduar dhe ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë kur është hartuar draftligji, që të përfshihet gjithë kjo periudhë, sepse në draftin e parë shtrija e Institutit ka qenë prej 1 janarit të 1998 deri me 20 qershor të 1999. Ne kemi kërkuar që instituti me i hetu edhe krimet që janë kryer edhe pas kësaj periudhe deri në fund të vitit 2000, sepse ka pasur shumë krime, nuk janë viktima të krimeve të luftës mirëpo ndërlidhen me luftën”, ka thënë Blakaj.

Bekim Blakaj nga Fondi për të drejtën Humanitare

Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se do të vazhdojë kundërshtimin e këtij projektligj.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika