Ani pse u diskutua mjaftë a do dalin apo jo, pagat për mësimdhënësit u ekzekutuan.
Fjala është për ata që ishin në grevë gjatë shtatorit çka në këmbim të pagës atyre u është kërkuar kompensimi i orëve të humbur.
Por, Ligji i Punës kërkon që një orë pune gjatë fundjavës duhet të paguhet 50 për qind më shumë.
Këtë e përcakton saktësisht pika 2.5 e nenin 56 të këtij ligji.
“Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë 50 % përqind në orë për punë gjatë fundjavës”, thotë ligji i Punës.
Por, paga nuk u ka dal mësimdhënësve me këtë shtesë që e kërkon ligji. Këtë e tregon drejtori i Shkollës së Gjelbër në Prishtinë, Besart Ismajli.
“Paga ka dal për të gjithë mësimdhënësit dhe menaxhmentin, sekretarin, pra për të gjithë mësimdhënësit është ekzekutu paga komplet”, tha Ismajli.

Ndërsa juristi, Armend Shkoza thotë se në pagat e shtatë tetorit ka zbrastirë ligjore.
“Pretendimet dje kur u ekzekutuan pagat se ato janë dhënë në avans dhe se ajo dhënje konsiderohet si paradhënje për konpensimin e orëve unë besoj që nuk qendron sepse nuk ka bazë para se gjithash ligjore dhe juridike përgjithësisht aq më shumë e pos kësaj është dashur të konsultohet paraprakisht me komunat si punëdhënës dhe mësimdhënësit si punëmarrës”, ka thënë Shkoza.

Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigjet në sqarimet e kërkuara nga RTV Dukagjini se pse nuk është vepruar në përputhje me Ligjin e Punës kur është bërë ekzekutimi i pagave.
Ditë më pare, dikasteri i udhëhequr nga Arbërie Nagavci ka njoftuar që tetë ditë të mësimit të pambajtura për parafillorët dhe klasat një deri në tetë, sipas Udhëzimit Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023, do të mbahen ditëve të shtune.