Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti në vazhdën e hetimit të një rastit “Kanosje”, me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake ka kryer një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit kosovar shqiptar H.A.
Policia ka njofuar se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën: një pushkë gjuetie me njëzet e pesë fishekë, një pushkë Karabin me shënjestër me 156 fishekë, një revole e llojit me dy karikator përkatës dhe shtatë fishekë.
“I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe “Kanosje’’. I dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë.