Ndriçimi i Sahat Kullës dhe vera 2022 në Prishtinë, flet Rama

Për të folur më shumë për atë që vera e këtij viti i solli kryeqytetit, Radio Dukagjini ka mirëpritur për herë të parë në ambientet e saj, kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama

(Në të majtë) Drilona Shala, (në mes) kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Xheneta Asllani (në të djathtë)

Ora e Sahat Kullës tashmë i është kthyer funksionit të saj, përveç atij të objektit kulturor, që mbante tash e sa kohë. Për të treguar detajisht për restaurimin e saj, Radio Dukagjini ka mirëpritur për herë të parë në ambientet e saj, kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

I ftuar në “Zhurmë” me Xheneta Asllani dhe Drilona Shala, kryetari Rama ka treguar se për funksionalizimin e saj është dashur një restaurim i plotë.

“Sahat Kulla është një ndër monumentet me më rëndësi të kryeqytetit. Është bërë një restaurim i plotë sepse këmbana ishte dëmtuar, shkallët që mundësonin ngjitjen deri lartë ishin dëmtuar”, ka treguar Rama gjersa ka thënë se për rifunksionalizimin e saj kishte pasur një ekip fantastike përkrah.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se puna kishte filluar në muajin prill, për të përfunduar në këtë të tanishmin. Por, si kryeqytet që është, përpos monumenteve kulturore dhe historike që përmban, Prishtina solli edhe një verë me plot evente.

Magjia që preku Prishtinën përgjatë muajve të verës së këtij viti, është një e atillë, e cila padyshim që ka rrëmbyer vëmendjen e qytetarëve të saj, asaj të mbarë Kosovës dhe jo vetëm.

Sipas Ramës, Manifesta Bilanial është ajo e cila mundësoi ndoshta krijimin e vetëm në botë të një gjysëmhoteli dhe gjysëmmuzeu, e këtu, Rama e ka fjalën për njërën ndër pikat e saj, atë të Hotelit Grand.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

“Bienalja është fantastike, vazhdon të jetë e tillë. Është i vetmi vend në botë që ndoshta ka një gjysëmhotel dhe gjysëmmuze në të njëjtin vend. Përkundër problemeve që kemi, ka turistë që kur vijnë u pëlqen shumë fryma e këtij vendi”, ka deklaruar Rama.

Krahas kësaj, ai ka thënë se kryeqyteti prishtinas është me fat që është zgjedhur nga Manifesta për të qenë nikoqire e saj dhe njëherit, edhe për marrjen pjesë të artistëve vendorë me rang ndërkombëtarë e njëherit, edhe atyre botërorë.

“Ka pasur bashkëpunime me artistë ndërkombëtarë dhe ata të rajonit me rang botëror. Kemi mundësuar që çdo qytetar të ketë hapësira në këto ambiente pa pagesë. Kjo na ka ndihmuar. Më shumë se 1 mijë gazetarë nga jashtë kanë raportuar për artin dhe kulturën”, ka thënë Rama.

Krahas Manifestës, Rama ka përmendur edhe evente të tjera si BeerFest, Sunny Hill, PriFest, Gastronomy Festuval dhe të tjerë.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika