Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2019, raporti eksport-import i mallrave ishte 1:9.
“Pra, për çdo euro që merrej nga malli i eksportuar, nëntë euro mall importoheshin”, ka thënë Murati.
Ministri Murati ka theksuar se me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, ky raport është përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është 1:6.
“Ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë”, ka shkruar Murati në Facebook.
Murati ka shtuar se në këto masa mbështetëse bëjnë pjesë 120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike, 50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore, 15 milionë euro për Masën 2.1, mbështetje për kredi investuese.
Gjithashtu, në këto masa përfshihen 10 milionë euro mbështetje për eksport dhe certifikim të produkteve, mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore.