Tërmet në Shqipëri

Këtë të diel, Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.6 e shkallës Rihter, dhe me thellësi 10 kilometra

Foto ilustrim





Lëkundje tërmeti janë ndier të dielën e nëntë tetorit rreth orës 15:00 në Shqipëri, më saktësisht, në qytetin e Elbasanit.

Këtë e ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC), duke njoftuar se dridhjet ishin të magnitudës 3.6 shkallë.

Ndërsa, sipas EMSC-së, epiqendra ishte 8 kilometra nga Elbasani dhe 25 larg Tiranës, me thellësi 10 kilometra.

Të dhënat nga Qendra Sizmologjike Evropiane (EMSC) për tërmetin në Elbasan

Ndërkaq, raportohet se lëkundjet janë ndier edhe në Tiranë. Por, deri më tani nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika