URA dhe SDP me marrëveshje për prioritetet e qeverisë së ardhshme malazeze

URA dhe SDP me marrëveshje për qeverisjen e ardhsme

Grupi parlamentar i Lëvizjes Qytetare (URA) dhe Partia Socialdemokrate (SDP) kanë arritur marrëveshje për definimin e prioriteteve për qeverisjen e ardhshme të Malit të Zi, ku sipas ujdisë, politikat shtetërore të Malit të Zi në raport me Bashkimin Evropian dhe Aleancën Veri Atlantike (NATO), janë harmonizuar mes palëve nënshkruese.

Sipas dokumentit të marrëveshjes, dënohet agresioni i Rusisë në Ukrainë, ndërsa nënshkruesit e Marrëveshjes detyrohen të propozojnë në Kuvend miratimin e një akti të veçantë – Rezolutën për agresionin rus, përcjell mediumi malazez CdM.

Marrëveshje për mbështetjen parlamentare dhe prioritetet politike të qeverisë së 43-të të Malit të Zi 1/5

Palët gjithashtu janë të obliguara që të zbatojnë të gjitha politikat e BE-së, NATO-s dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) lidhur me luftën në Ukrainë.

Qeveria e ardhshme malazeze është e detyruar që të bashkëpunoj me NATO-n thuhet ndër parimet kryesore të marrëveshjes së arritur.

Reforma zgjedhore, zhbllokimi dhe zgjedhja e posteve më të larta në gjyqësorë, harmonizimi i ligjeve me kriteret evropiane si dhe me Komisionin e Venecias, janë gjithashtu disa nga temat kryesore të ujdisë.

Marrëveshje për mbështetjen parlamentare dhe prioritetet politike të qeverisë së 43-të të Malit të Zi 2/5

Të gjitha vendimet që konsiderohen si të kundërligjshme dhe ato që janë të tilla apo që janë kontroverse, sipas marrëveshjes duhet të rishqyrtohen me theks të veçantë në arsim dhe kulturë.

Sa i përket bashkësive fetare, marrëveshja parasheh që të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura dhe të vihen marrëdhënie kontraktuale.

Marrëveshje për mbështetjen parlamentare dhe prioritetet politike të qeverisë së 43-të të Malit të Zi 3/5

Me konsensusin më të gjerë të mundshëm, të akorduarit e marrëveshjes do të bëjnë përpjekjet për propozime dhe miratime të ligjeve dhe vendimeve që janë të një rëndësie të veçantë për shtetin malazez.

Për sa i përket shërbimeve të sigurisë, në marrëveshje parashihet që të ndërmerren “reforma”, andaj kjo shpreh vullnetin politik për zgjidhjen e tyre.

Marrëveshje për mbështetjen parlamentare dhe prioritetet politike të qeverisë së 43-të të Malit të Zi 4/5

Komisionet qeveritare – në sistemin politik, gjyqësor dhe politika ekonomike, marrëveshja e arritur parasheh që zëvendëskryeministrat të jenë në krye të një departamenti përkatës qeveritar ku do të kryesojnë Komisionet Qeveritare.

Marrëveshje për mbështetjen parlamentare dhe prioritetet politike të qeverisë së 43-të të Malit të Zi 5/5

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika