Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiqin që ta njohë Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani derisa ka folur për marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë, ka thënë gjithashtu se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mund ta ketë një rol shumë të rëndësishëm për ta bindur presidentin serb për njohjen e Kosovës

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, gjatë intervistës në TRT World





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan mund ta bindë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Unë besoj që presidenti Erdogan mund të këtë një rol shumë të rëndësishëm për ta bindur Vuçiqin se e vetmja rrugë përpara për paqe dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor është që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse kjo është zgjidhja që të sjellë paqe afatgjate”, është shprehur Osmani.

Gjatë një intervistë për TRT World, Osmani ka thënë se presidenti turk, Erdogan së shpejti ta vizitojë Kosovën.

Po ashtu, Osmani ka shtuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori marrëveshjesh.

Presidentja e Kosovës ka diskutuar edhe për raportet e mira mes Kosovës dhe Turqisë, duke thënë se marrëdhëniet me Turqinë si dhe presidentin turk, Erdogan janë në nivelin më të lartë.

“Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në mes vete, dhe kjo duhet të vazhdojë”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, ajo ka thënë se të jesh grua në politikë është një avantazh, pasi sipas saj, kjo të bënë të kuptosh problemet më mirë, të gjesh zgjidhje më të mirë, më të zbatueshme dhe të bën më të kuptueshëm më të tjerët.

Po ashtu, ajo ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke e lidhur edhe me situatën në Ukrainë.

Osmani, ka diskutuar edhe krizën globale, duke thënë si vendet tjera edhe Kosova është infektuar, dhe ky dimër do të jetë u vështir pasi sipas saj, vendi do të ketë probleme me energji.

“Kosova është infektuar nga kriza globale, ne do të kemi probleme me energji këtë dimër por jemi duke u munduar të përgatitemi që ta ndalojmë këtë, në të njëjtën kohë inflacioni vetëm po rritet, dhe nga kjo arsye qeveria ka përgatitur një pako të ringjalljes, që mbështet familjet, studentët, si në Universitet private edhe në ato private”, ka thënë tutje ajo.

“Kosova planifikon të paraqesë aplikacionin për kandidaturën në Bashkimin Evropian këtë vit”, ka thënë presidentja Osmani, duke shtuar se Kosova nuk do të heqë dorë asnjëherë që të anëtarësohet në BE.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika