Pas sulmeve ruse në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se do të mbajë një takim urgjent me G7 dhe se do të mbajë një fjalim.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ka folur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz i cili aktualisht mban presidencën e G7 dhe se Scholz kishte rënë dakord të mbante një takim urgjent të këtij grupi.
Agreed with Chancellor @OlafScholz of 🇩🇪 holding presidency of #G7 on an urgent meeting of the Group. My speech is scheduled, in which I'll tell about the terrorist attacks by RF. We also discussed the issue of increasing pressure on RF & aid in restoring damaged infrastructure.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 10, 2022
“Fjalimi im është planifikuar, në të cilin do të tregoj për sulmet nga Rusia”, ka thënë Zelensky.
“Ne diskutuam gjithashtu çështjen e rritjes së presionit mbi Rusinë dhe ndihmën në rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar.”, ka vijuar ai.
Ndryshe, në mëngjesin e së hënës së 10 tetorit, tetë civilë janë vrarë dhe 24 janë plagosur si rezultat i sulmeve me raketa në Kiev.