Presidentja e Tajvanit: Nuk ka vend për kompromis mbi sovranitetin e Tajvanit

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur në brigjet e Kinës lindore, të cilin, Pekini e pretendon si pjesë të territorit të tij. Lidhur me këtë, presidentja e Tajvanit ka thënë se pavarësia e Tajvanit nuk është çështje kompromisi

Presidentja e Tajvanit

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka thënë se nuk ka vend për kompromis lidhur mbi sovranitetin e ishullit të vetëqeverisur. Ajo është shprehur e gatshme të punojë me Kinën për të gjetur “mënyra të pranueshme reciprokisht” për të ruajtur paqen në ngushticën e Tajvanit.

“Konsensusi i popullit tajvanez … është të mbrojmë sovranitetin tonë dhe mënyrën tonë të lirë dhe demokratike të jetesës. Nuk ka vend për kompromis për këtë”, tha Tsai në një fjalim me rastin e Ditës Kombëtare të Tajvanit, ditë kjo e mbajtur gjersa tensionet në mes të Taipeit dhe Pekinit janë në pikën më të lartë në dekadat e fundit.

Tajvani i cili paraqet shtëpinë e 23 milionë njerëzve, shtrihet më pak se 177 kilometra nga brigjet e Kinës. Për më shumë se 70 vjet, të dyja palët kanë qeverisur veçmas, por kjo nuk e ka penguar Partinë Komuniste në pushtet të Kinës të pretendojë ishullin e Tajvanit si të vetin, ndonëse, të njëjtin, nuk e ka kontrolluar kurrë.

Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, ka thënë se “ribashkimi” në mes Kinës dhe Tajvanit është i pashmangshëm,  duke refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës. Në fjalimin e saj të hënën, Tsai u kërkoi udhëheqësve kinezë të mos ecin në atë rrugë.

“Unë u bëj thirrje autoriteteve të Pekinit që lufta nuk duhet të jetë opsioni për marrëdhëniet e ngushta”, tha Tsai. “Vetëm duke respektuar këmbënguljen e popullit tajvanez për sovranitetin, lirinë dhe demokracinë, ne mund të rifillojmë ndërveprimet pozitive përgjatë ngushticës së Tajvanit.”

Pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi, në Tajvan në fillim të gushtit, Kina rriti taktikat e presionit ushtarak në ishull, duke dërguar avionë luftarakë përgjatë vijës mesatare të ngushticës së Tajvanit.

Për dekada të tëra, vija mesatare kishte shërbyer si një vijë demarkacioni jozyrtar midis të dyjave, transmeton CNN.

Javën e kaluar, Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit paralajmëroi se avionët luftarakë kinezë ose dronët që ndërhyjnë në hapësirën ajrore territoriale të Tajvanit, do të konsiderohen si një “goditje e parë”.

Në fjalimin e së hënës, presidentja e vendit tha se Tajvani është një “simbol i rëndësishëm” i demokracisë në botë, dhe njerëzit e tij janë të vendosur për të mbrojtur ishullin.

“Komuniteti ndërkombëtar është shumë i qartë se mbrojtja e sigurisë së Tajvanit është e barabartë me mbrojtjen e stabilitetit rajonal dhe vlerave demokratike. Nëse liritë demokratike të Tajvanit shkatërrohen, do të jetë një pengesë e madhe për demokracitë në mbarë botën”, tha ajo.

Ajo përsëriti se Tajvani ka forcuar ndërgjegjësimin e mbrojtjes kombëtare, si dhe ka përvetësuar dhe rritur prodhimin e armëve precize për t’i rritur aftësitë luftarake asimetrike, një term i përdorur për strategjitë ushtarake për të kundërshtuar ushtritë më të fuqishme.

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur në brigjet e Kinës lindore, të cilin, Pekini e pretendon si pjesë të territorit të tij.

Biden përsëri thotë se SHBA do ta mbronte Tajvanin nëse Kina e sulmon

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika