Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas sulmit të autobusit nga Kosova në territorin e Serbisë i cili po kthehej nga Zvicra.
Përmes një postimi në Twitter, Bislimi ka thënë se një sulm i tillë dënohet ashpër dhe se për të njëjtin, ndonëse të informuara, autoritetet serbe nuk kanë marrë asnjë veprim.
“Dënojmë ashpër sulmin e planifikuar ndaj një autobusi kosovar gjatë daljes nga autostrada në Serbi. Autoritetet serbe janë informuar për sulmin, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Ky mosveprim mund të interpretohet lehtësisht si ftesë e nënkuptuar për akte të tilla të tmerrshme”, ka deklaruar Bislimi.
We strongly condemn the planned attack towards a Kosovar bus, while exiting a highway in Serbia. Serbian authorities have been informed about the attack, but no actions were taken. This inaction could be easily interpreted as implicit invitation for such horrible acts. pic.twitter.com/f0g90xJFky
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 10, 2022
Një autobus nga Kosova është sulmuar nga dy persona të maskuar në Serbi, derisa po kthehej nga Zvicra.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar vetë kompania në fjalë, “Turist Kosova e Re”. Autobusi barte 20 pasagjerë, ndërsa nga ky sulm janë shkaktuar vetëm dëme materiale.