Qysh në orët e para të këtij mëngjesi, parku i kryeqytetit u lirua nga rrethojat e metalit për rreth tij.
Rruga Hamëz Jashari që të dërgon tek parku i qytetit tani më u lirua edhe nga makinat në trotuare që e kanë ngulfatur këtë rrugë.
Duke bërë që të ngriten trotuarët dhe shumë punë të tjera në mënyrë të sigurohen trotuare të lira për këmbësorë.
E kjo do ta ndihmoj edhe qarkulllimin e lirshëm të veturave duke e shndërruar këtë rrugë në njëkahore.
“Parku është i të gjithëve nuk mundem na nëpër rrethoja dhe me ec 1 kilometër për me hy në hyrje të parkut kur parku duhët me qenë në dispozicion kurdo që personi mendon me ikë nga egërsia e rrugës e aq ma keq ka qenë procesi kur parkingu afër parkut me vetura ka blloku çfarë do ecje të lirë veçanërisht nëse dikush ka qenë me fmi apo me karrocë ktu ka qenë e pamundur me pasë qasje”, ka thënë banorja, Jeta Demaj.
Mirëpo është dikush tjetër që nuk po i pëlqen heqja e këtyre rrethojave.
“Nuk është e pëlqyshme për mua…Ma mirë me kon pa rrethoja se me rrethoja shkurt e shqip”, ka thënë një banor tjetër, Xhemajl Vllasaliu.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Florian Dushi ku bashkë me ekipin e tij kanë dal në terren për ta inspektuar këtë aksionin ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e kamotshmë e banorëve.
“Kemi fillu në kordinim edhe me drejtoritë tjera sot aksionin për lirimin e këtij trotuari ndërkohë që drejtoria e investimeve kapitale shërbimeve publike do të merrën me aspektet tjera të rirregullimit të kësaj hapësire përmes cilave po provojmë që të sigurojmë dhe trotuarë të lirë për qytetarët dhe hapësira për parking të veturave por duke e shndërruar këtë rrugën në nnjë kahore dhe qarkullim të lirshëm të veturave”, ka thënë Dushi.
Kohëzgjatja e kësaj inciative deri në realizim pritet të përfundojë brenda këtij muaji.