Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Koavçevski, ka treguar se vendit të tij i është miratuar kredia nga Fondi Monetar Ndërkombëtar(FMN), përmes linjës kreditore brenda 24 muajve.
“Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar programin e ri për Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.
Sipas të parit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ata kanë marrë dritën jeshile për të tërhequr 110 milionë euro.
“Këto para kanë për qëllim financimin e mbështetjes së buxhetit, mbështetjen e rezervave të shkëmbimit të huaj që është e rëndësishme në këtë krizë kur ka rritje të madhe të çmimit të energjisë që ne importojmë”, ka theksuar Kovaçevski.
Ai ka përfunduar duke theksuar se Qeveria e udhëhequr nga ai, ka marrë mbështetjen më të madhe nga FMN-ja për politikat ekonomike dhe fiskale.