Kurti priti në takim ambasadorin e Francës, biseduan për thellim të bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. Gjatë këtij takimi, u rikonfirmua edhe gatishmëria e të dy shteteve, për të pasur më shumë prezencë të Francës në Kosovë, përfshirë edhe investitorët francezë, e duke theksuar potencialin e mërgatës nga Kosova


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën e 11 tetorit, ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, me të cilin, ka diskutuar për qëndrimin e qeverisë dhe presidencës franceze në raport me Kosovën.

Është gatishmëri e të dyja shteteve për të pasur më shumë prezencë të Francës në Kosovë, thuhet në komunikatën që Qeveria e Kosovës ka publikuar të martën, pas takimit që kryeministri Albin Kurti ka pasur me ambasadorin francez, Olivier Guerot.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, ambasadori Guerot “rikonfirmoi qëndrimin e Presidencës dhe Qeverisë franceze për shtim të angazhimit dhe rol më aktiv në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe në Kosovë në veçanti”.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohje për angazhimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për liberalizimin e vizave, si dhe për përfshirjen në dialogun me Serbinë.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e Presidentit Macron, të shprehur në qershor, për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai vlerësoi lart përfshirjen e ripërtërirë franko-gjermane në rajon, për procesin e Berlinit dhe për zgjidhjen e dialogut me Serbinë, duke theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në këto procese”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim njashtu thuhet se është rikonfirmua gatishmëria e dy shteteve, për të pasur më shumë prezencë të Francës në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe investitorët francezë. Kryeministri ka potencuar se mirëpret përfshirjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, si një aktor të rëndësishëm.

“Gjatë takimit u rikonfirmua edhe gatishmëria e të dy shteteve, për të pasur më shumë prezencë të Francës në Kosovë, përfshirë edhe investitorët francezë, e duke theksuar potencialin e mërgatës nga Kosova. Në këtë drejtim, kryeministri potencoi se mirëpresim përfshirjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, si një aktor i rëndësishëm”, thuhet më tej në komunikatë.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për bashkëpunim, në mënyrë specifike mes Ministrive të Drejtësisë, si dhe për aktivitete të shumta në kulturë e sport.

“Po ashtu, u veçua bashkëpunimi shkencor në misionin arkeologjik Francë-Kosovë, si dhe nisma e qershorit të kaluar me kryetarët e komunave, që duket premtues për sa i përket binjakëzimit dhe urave të ardhshme mes komunave dhe shteteve tona”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika