Pas Kurtit edhe Osmani konfirmon iniciativën franko-gjermane

Pas kryeministrit Albin Kurti, edhe presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se Gjermania dhe Franca kanë ndërmarrë një iniciativë shtesë për të zgjidhur problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Osmani ka deklaruar se çdo iniciativë nga partnerët është serioze. Kurse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se ka kordinim mes tyre për këtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Angazhimi dukshëm më i shtuar i Gjermanisë dhe Francës në dialogun me Serbinë, e bëri kryeministrin Albin Kurti të pranojë zhvillimet e reja në dialog.

Bëhet fjalë për ekzistimin e një iniciative të dy shteteve më të fuqishme të BE-së për të gjetur zgjidhjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas Kurtit, iniciativën franko-gjermane e ka konfirmuar edhe udhëheqësja tjetër e shtetit, Vjosa Osmani.

“Çdo iniciativë e partnerëve tanë është serioze. Iniciativa është që të intensifikohet procesi i dialogut dhe natyrisht si Franca, si Gjermania kanë qenë historikisht partnerë aleatë dhe mbështetës të Republikës së Kosovës”, ka thënë Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

Në kordinim të vazhdueshëm me Berlinin dhe Parisin para se të paraqitej propozimin i ri në dialog, ka qenë Washingtoni.

Për këtë mbështetje ka folur të martën në një konferencë për media ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill.

Kështu angazhimi i shtuar gjerman dhe francez, sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi është indikacion i përgatitjes së marrëveshjes përfundimtare dhe përmbylljes së dialogut.

Bytyçi ka thënë se bazuar në informacionet e pakta që janë publike bëhet fjalë për njohje të Kosovës nga Serbia në dy faza.

“Në fazën e parë thjeshtë kemi një marrëveshje që të mos pengohet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe pastaj në një fazë të mëvonshme do të vinte njohja nga Serbia dhe këtu është me rëndësi roli i BE-së apo incentivat e BE-së”, ka theksuar Seb Bytyçi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në njërën nga vizitat e shpeshtuara së fundmi në Kosovë, ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak mori me vete këshilltarët e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika