“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”.
Kështu ka shkruar në Facebook, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke paralajmëruar fjalimin e tij, të cilin do ta mbajë të mërkurën e 12 tetorit në Këshillin e Evropës.
Në fotografinë e publikuar nga Rama, shfaqen pamje të refugjatëve të cilët kanë ikur nga gjenocidi i aparatit shtetëror të Serbisë.
Ndryshe, Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar iniciativën e Qeverisë së Shqipërisë, kundër raportit të ish-eurodeputetit evropian, Dick Marty.
I pari i Shqipërisë ka thënë se raporti i Dick Marty, kishte qenë trillim i kulluar, dhe për këtë arsye, kanë dërguar kërkesë për hetim, pasi shtëpia e verdhë nuk i kishte plotësuar as kushtet minimale që të kryhej trafikimi me organe, siç kishte trilluar Marty.