Eurodeputeti belg, Guy Verhofstadt, ka publikuar në rrjetin social Twitter, disa statistika në të cilat shihet se SHBA-ja ka ndihmuar Ukrainën në aspektin financiar, ushtarak dhe humanitar, duke konstatuar se SHBA-ja po e ndihmon më së shumti shtetin ukrainas në luftën kundër pushtuesit rus, madje dy herë më shumë sesa shtetet e BE-së.
“Mosefikasiteti i Evropës në këtë krizë vazhdon të më fryjë mendjen. SHBA i jep dy herë më shumë mbështetje ukrainasve sesa së bashku shtetet anëtare të BE”, ka shkruar ai në Twitter.
Tutje, ai ka shtuar se Evropa është e ngadaltë me premtimet, por edhe me përmbushjen e tyre.
“Krahasuar me atë që ne shohim që vjen nga Moska, ky është amatorizëm politik dhe çmenduri gjeopolitike”, ka përfunduar europarlamentari.
Vlen të theksohet se, shtetet e G7 kanë premtuar se do ta ndihmojnë edhe më tej Ukrainën pas rinisjes së sulmeve ruse.
Europe's ineffectiveness in this crisis keeps blowing my mind 🤯
US gives 2x support to 🇺🇦 than EU + Member States combined
Europe is slow to pledge and even slower to deliver
Compared with what we see coming from Moscow this is political amateurism & geopolitical madness pic.twitter.com/vg0EDmtErH
— Guy Verhofstadt (@guyverhofstadt) October 11, 2022