Të mërkurën, Komisioni Evropian pritet të miratojë Raportin për Kosovën

Këtë të mërkurë, Komisioni Evropian pritet të publikojë tekstet e paketës së zgjerimit dhe të raporteve individuale të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor në takimin e kolegjit të komisionerëve. Gjatë ditës, raporti zyrtar 2022 për Kosovën do t'i dorëzohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Flamuj të Bashkimit Evropian





Të mërkurën e 12 tetorit, Komisioni Evropian pritet të publikojë tekstet e paketës së zgjerimit dhe raporteve individuale të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor në takimin e kolegjit të komisionerëve.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke filluar në orën 13:15 prezantimi i Paketës së Zgjerimit 2022 në Komitetin e BE-së për Punët e Jashtme do të bëhet nga komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

 

Ndërkaq në ora 15:00, nga Varhelyi është paralajmëruar edhe konferencë për shtyp.

Ndërkaq në orën 16:30, raporti zyrtar 2022 për Kosovën do t’i dorëzohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Pastaj, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ky raport do t’i dorëzohet nga Szunyog në orën 17:15.

Komisioni Evropian(KE) ka përpiluar tekstin e paketës së zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që pritet të miratohen më 12 tetor.

Radio Evropa e Lirë siguroi qasje në draftet e këtyre dokumenteve, të cilat nuk pritet të pësojnë ndryshime të mëdha deri në miratim.

Komisioni nënvizon se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka pasur ndikim ndryshimi i rrethanave globale pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ndërsa merret në mënyrë të veçantë me situatën ekonomike atje, zbatimin e planit evropian për investime në Ballkanin Perëndimor, agjendën e gjelbër evropiane, planet për prokurim të përbashkët të energjisë dhe përshtatjen e vendeve të këtij rajoni me politikat e BE-së.

Në draftin e raportit të progresit për Kosovën, vendi veçohet për disa përparime që ka bërë, por, në të shumtën e rasteve, progresi thuhet se ka qenë i kufizuar dhe se duhet të punohet më shumë.

Liberalizimi i vizave, “me urgjencë”

Në aspektin politik, Kosova vlerësohet për përshtatjen me qëndrimet e BE-së ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Aty, po ashtu, theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.

Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në draft-raport thuhet se ka pasur takime të rregullta në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve, ndërsa përmendet edhe takimi më 18 gusht midis liderëve të të dyja shteteve.

Aty përmendet edhe pajtimi për udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve të energjisë dhe për udhëtimin vetëm me letërnjoftime midis Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, nga të dyja vendet kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që do t’i normalizonte marrëdhëniet mes tyre.

“Kosova duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive dhe të bëjë përpjekje të tjera substanciale për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në të kaluarën, si dhe të kontribuojë në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, për normalizimin e raporteve me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe kyçe për t’u mundësuar Kosovës dhe Serbisë avancimin në rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, thuhet në draftin e raportit.

REL: Komisioni Evropian me vlerësime dhe kritika për Kosovën





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika