Aliu: Mbi 75 për qind e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se mbi 75 për qind e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje, gjë që ndikon në zhvillimin ekonomik dhe planifikimin hapësinor të vendit

Liburn AliuMinistër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në një konferencë për media





Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka thënë se aprovimi i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje është i rëndësishëm, sepse lidhet me zhvillimin ekonomik dhe planifikimin hapësinor në Kosovë.

Aliu ka thënë se në Kosovë mbi 3/4 e ndërtimeve janë pa leje, gjë që ka ndikuar në fushën e planifikimit në vend.

“Në Kosovë në regjistrimet ekzistuese figurojnë 352 mijë e 836 ndërtime pa leje” .

“75% të ndërtimeve ekzistuese janë pa leje, kjo ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se me anë të këtij projektligji të miratuar të mërkurën mundësohet që të gjitha këto ndërtime të legalizohen.

“Ky ligj ka sjellë thjeshtësim të madh të procedurave, ne po përpiqemi edhe për metoda lehtësuese te ndërtimet kolektive”, ka vijuar ai.

Aksioni Brezovica

Ndërsa i pyetur se pse nuk ka vepruar inspektorati në aksionin e konfiskimit të vilave në Brezovicë, ai ka thënë se ndërtimet janë të natyrave të ndryshme.

“Përpos ndërtimeve janë hidrocentralet, prerja e pyjeve. Kur flasim për Brezovicën ka një dallim esencial mes pjesës se Brezovicës dhe pjesëve tjera”.

Gjersa ka shtuar se dualizmi i kompetencave me komunat ka qenë shkaktari kryesor për këtë problem.

 





Shija e redaktorit

Ish Sekretari i OBI-së, Ekmeledin Ihsanoglu merr pjesë në Konferencën...

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik(OBI), Akademiku dr. Ekmeledin Ihsanoğlu po qëndron enkas në Kosovë për të marrë pjesë në Konferencën...

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Të fundit nga rubrika