Petkoviq-it i ndalohet sërish hyrja në Kosovë

Drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq





Të mërkurën e 12 tetorit, drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i është ndaluar hyrja në Kosovë, raporton mediumi serb, Danas.

Sipas njoftimit, ishte paraparë që ai të vizitonte patriarkun Porfirije në Patriarkanën e Pejës dhe thuhet se vizita është paralajmëruar siç duhet duke respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura.

Përveç vizitës në Patriarkanën e Pejës, ai kishte planifikuar edhe një vizitë në manifestimin “Ditët e Moravisë” në fshatin Kufcë e Epërme të Komunës së Gjilanit.

Ai ka thënë se për këtë rast do të informojë Brukselin dhe faktorët ndërkombëtarë.

“Zyra do të informojë Brukselin zyrtar për këtë shkelje brutale të marrëveshjes, si dhe mohimin e lirive fetare, si garantues i respektimit të marrëveshjes, por edhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

Për këtë, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës ende nuk ka ndonjë komunikatë zyrtare.

Ndryshe më 27 shtator, MPJD ka njoftuar se Petkoviq-it i është ndaluar hyrja në Kosovë për shkak të gjuhës së tij të përdorur të cilën ministria e ka cilësuar me “karakter tejet dezinformues, propagandues dhe që synojnë nxitje të urrejtjes”.

Sipas njoftimit, kjo mosdhënie e lejes për vizitë bazohej në respektimin e marrëveshjes për vizitat e ndërsjella.

“Petkoviq në vazhdimësi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjen dhe që përdorimi i përsëritur i kësaj gjuhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftim.

 

MPJD njofton se Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë për shkak të gjuhës së përdorur





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika