Rama: Vuçiq është miku im, Serbisë nuk duhet t’i ushtrojmë trysni për sanksione ndaj Rusisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para anëtarëve të Këshillit të Evropës, ka kërkuar që Serbisë mos t’i ushtrohet presion sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka ripërsëritur atë që ka thënë edhe më parë, duke e quajtur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mik të tij.

Para anëtarëve të Këshillit të Evropës, Rama ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, të mos i bëjnë trysni Serbisë, për t’i vendosur sanksione Rusisë, sepse sipas tij kjo vetëm sa e dëmton rajonin e Ballkanit.

Kryeministri Rama, tha se Serbia nuk do të mund t’i mbijetonte sanksioneve për Rusinë, teksa shoti se bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë kujdes të mos e shtyjë Serbinë në “krahët e Vladimir Putinit”.

“Në Shqipëri dhe Kosovë, Rusia nuk ka asnjë ndikim, kjo është situata ne e dimë që ka mosdarkodësi Kosova me Serbinë, edhe pse them që presidenti i Serbisë është miku im, do të vazhdoj ta them këtu siç e kam thënë në organizma të tjera të skenës ndërkombëtare”, ka thënë Rama.

“Fakti është që nuk duhet të ushtrojmë trysni të skajshme për Serbinë kur vjen fjala për sanksionet, së pari Serbia nuk i mbijeton sanksioneve. Na duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse nuk duam të përfundojmë në një situatë ku ta hedhim Serbinë në krah tek Vladimir Putin, sepse në Serbi ka njerëz që e admirojnë atë, dhe nuk duam që ta hedhim tutje Serbinë, duke e ekzagjeruar me trysninë e sanksioneve”, ka vijuar ai.

Kryeministri i Shqipërisë, theksoi se rajoni i Ballkanit është zonë tejet e ndjeshme duke e përmendur edhe ndikimin e Rusisë, që sipas tij vetëm në Shqipëri e Kosovë nuk ka peshë apo rrezik për të.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika