Mustafa: Rama u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa për fjalimin e kryeministrit Rama në Ansamblenë e Këshillit Evropian ka thënë se Rama meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa





Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas mbajtjes së fjalimit të kryeminsitrit shqiptar, Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Mustafa është shprehur se në Ansamblenë e Këshillit të Evropës “është thënë një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama”.

“Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë”, ka thënë ish-kryeministri i Kosovës.

Mustafa ka shtuar se kryeminstri Rama meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse sipas Mustafës, Rama ka folur me argumente.

Tutje Mustafa shtoi se “Rama u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika