Atletico Madridi ka luajtur të mërkurën e 12 tetorit me Club Bruggen, që ndeshja u nda me rezultat 0-0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë solli raste nga të dyja palët me mysafirët që rrezikuan fillimisht.
Ferran Jutgla guajti në minutën e 10-të, por pa sukses. Pas tij Antoine Griezmann që provoi për të shënuar por Simon Minglone priti.
Angel Correa lëshoi rast të mirë në minutën e 20-të, ndërsa goli i Saul Niguez u anulua për pozitë jashtë loje.
Kështu, Mignolet sërish ishte në krye të detyrës në minutën e 26-të, kur priti goditjen e Griezmann.
Në fund të pjesës së parë u prit një penallti për Bruggen, por gjyqtari e anuloi pasi e akordoi, duke e ndryshuar mendimin nga VAR-i.
Në pjesën e dytë Atletico Madridi provoi shumë që të fitojë ndeshjen, sidomos në minutat e fundit.
Alvaro Morata dhe Matheu Cunha kishin raste të mira, por portieri në të dyja rastet ishte në vend.
Brugge me këtë barazim ka dhjetë pikë dhe ka kaluar nga faza e grupeve, pasi Atletico si e dyta është me katër pikë.