Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, ka thënë se nuk mund të ketë ndryshim të madh në shoqërinë kosovare, nëse nuk intervenohet në ekonomi.
Ai e ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, e cila sipas tij është duke tentuar të intervenoj në shumë fusha, përveçse në ekonomi.
“Këta kërkojnë për të gjitha sferat Vetting vetëm ekonominë nuk e prekin. Nëse nuk e prekë ekonominë nuk ke ndryshuar asgjë. Këta duan ta ndërrojnë krejt strukturën shoqërore, një lloj lufte civile pa e prek ekonominë, ky është iluzioni më i madh që mundesh me shkaktu në këtë shoqëri”, ka thënë Hyseni.
Tutje anëtari i PSD-së, ka thënë se duhet të vlerësohet metodologjia e punës së ministrave dhe jo vetëm përpjekjet.