Miratohet me 143 vota rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB), ka dënuar aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia nëpërmjet referendumeve të rrejshme ku ka miratuar rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 143 vota pro

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy është fotografuar në ekranet video teksa mban një fjalim të regjistruar në Sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në selinë e OKB-së në New York City, SHBA, 21 shtator 2022. Foto Reuters

 





Aneksimi i katër republikave të Ukrainës nga Rusia nëpërmjet referendumeve në tuten e armeve siç i kanë quajtur autoritet e shtetit të Ukrainës, kanë qenë arsyeja pse Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë propozuar rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB).

Rezoluta e cila kundërshton aneksimin e territorit të Ukrainës nga shteti rus nëpërmjet referendumeve është miratuar në Asamblenë e Përgjithshme me 143 vota.

Të  mërkurën 12 tetori  Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese ku e kanë dënuar e aneksimet e Rusisë ndaj disa rajoneve të Ukrainës, ndërsa  Moska kishte vendosur veton në Këshillin e Sigurimit ndaj propozimit të Shqipërisë dhe ShBA-ve.

Ambasadori shqiptar në OKB,Ferit Hoxha e quajti një rezultat historik votimin pro të 143 shteteve, të cilët i thanë jo luftës në Ukrainë.

“Një rezultat historik. Përmendja e dëshpëruar dhe artificiale e rastit të Kosovës (& Tajvanit) nuk e mbrojti Rusinë nga një disfatë dërrmuese. 143 vende i thanë një JO të fuqishme luftës, JO referendumeve të rreme, JO aneksimit të territorit. #QëndroniMeUkrainën”, ka shënuar në Twitter.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se vendimet ruse për tentativën e aneksimit duhet të anulohen dhe se Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori ukrainas.

“Mirënjohës ndaj 143 vendeve anëtare të OKB-së që mbështetën rezolutën e OKB-së “Integriteti territorial i Ukrainës: Mbrojtja e Parimeve të Kartës së OKB-së”. Kërkesa është e qartë: vendimet ruse për tentativën e aneksimit duhet të anulohen; Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori i Ukrainës”, ka shkruar Kuleba, raporton TCH përcjellë Portali Dukagjini.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika