Liberalizimi i vizave në rend dite në BE, si po shkojnë procedurat në Bruksel?

Të enjten e 13 tetorit, liberalizimi i vizave do të jetë temë diskutimi e grupit punues të Këshillit Evropian. Ekipi i RTV Dukagjini që ndodhet atje ka bërë të ditur se takimi ka nisur në kryeqendrën evropiane në Bruksel duke filluar nga ora 10:00. Ekspertët e Këshillit Evropian takimin po e mbajnë në ndërtesën “Justus Lipsius”, që është tërësisht i mbyllur për publikun

Pamje nga ndërtesa “Justus Lipsius” në Bruksel





Grupi Punues i Këshillit Evropian është mbledhur në një takim pune në kryeqendrën evropiane në Bruksel.

Takimi i cili ka nisur në orën 10:00 në rend dite ka edhe një pikë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Bëhet fjalë për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, gjë për të cilën një ditë më parë Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olivér Várhelyi tha se Kosova i ka përmbushur kushtet për të fituar të drejtën për lëvizje të lirë në Evropë.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, komisioni qëndron prapa vlerësimit të korrikut të vitit 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet” deklaroi Várhelyi.

Tani, ky proces i ka kaluar Këshillit Evropian, ndërsa në takimin e grupit punues që është tërësisht në përbërje ekspertësh, gjatë ditës do ta shqyrtojë edhe çështjen e Liberalizimit të Vizave për Kosovën.

Ekspertët e Këshillit Evropian takimin po e mbajnë në ndërtesën “Justus Lipsius”, ndërsa është tërësisht i mbyllur për publikun.

Radio Televizioni Dukagjini këto zhvillime të rëndësishme në Bruksel po i përcjellë nga afër, ndërsa burime të afërta me këtë proces kanë bërë me dije se në nivel ekspertësh të Këshillit Evropian nuk pritet ndonjë vendim por vetëm rekomandime, ndërsa në fund është Këshilli i Ministrave ai që do të vendosë.

Por, gjithsesi rekomandimi i këtyre ekspertëve ka rol të rëndësishëm në veprimet pasuese të organeve të Bashkimit Evropian.

Kjo çështje më pas do ti kalojë edhe Parlamentit Evropian për votim në seancë plenare nëse merr rekomandime pozitive paraprakisht.

Në Parlament votimi bëhet në dy lexime, fillimisht në lexim të parë nevojitet  vetëm shumicë e thjeshtë e të gjithë eurodeputetëve e më pas në lexim të dytë është e nevojshme që të ketë votim të shumicës absolute.

Në rast se rekomandimi për Liberalizim të Vizave kalon në Parlament kjo çështje më pas i kalon sërish Këshillit Evropian, ku sërish do të ketë votim.

Votimi në këtë organ të BE-së më pas bëhet në formën që njihet si shumicë e kualifikuar ku 55 për qind e vendeve anëtare duhet të votojnë pro ndërsa këto shtete anëtare duhet të përbëjnë edhe 65 për qind të popullsisë së BE-së.

Votimi në këtë organ të Bashkimit Evropian bëhet nga Këshilli i Ministrave.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika