Lajçak: Duhet të ketë progres në dialog Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në BE dhe ShBA

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është mirë që të ketë progres dhe normalizim të dialogut para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse sipas tij këto zgjedhje do ta zhvendosin vëmendjen prej dialogut

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak në Kosovë, foto:EO





Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi ka thënë se ky takim ka qenë një takim i rregullt.

Në këtë takim, ai ka thënë se është diskutuar për dialogun dhe se është mirë që të ketë progres dhe normalizim në dialogun Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në Bashkim Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse do ta zhvendosin vëmendjen prej dialogut.

“Siç e thashë, do të ketë zgjedhje dhe ato nuk janë të mira për dialogun sepse vëmendja zhvendoset diku tjetër. Kemi një mundësi para zgjedhjeve dhe është përgjegjësi që të mos e mbyllim atë”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se çështja e parë që është diskutuar ka qenë përfshirja e Gjermanisë dhe Francës në dialog dhe çështja e dytë ka qenë për energjinë dhe targat.

“Gjëja e parë që biseduam ishte normalizimi dhe vazhdimi i diskutimeve të cilat i kemi filluar rishtas, e cila vazhdoi edhe me intervenimin e presidentit Macron, kancelarit Schloz dhe sekretarit Blinken dhe diskutuam hapat e ardhshëm. Ndërsa gjëja e dytë që biseduam ishin problemet aktuale, veçanërisht atë energjisë dhe të targave”.

Emisari, ndër të tjera, ka përmendur që afati për targat përfundon më 31 tetor dhe se është e rëndësishme për ta të dinë se cilat janë planet në mënyrë që evitohet përshkallëzimi i situatës.

“Gjëja e dytë që biseduam ishin problemet aktuale, veçanërisht atë energjisë dhe të targave, afati i caktuar për të cilat ishte 31 tetori. Dhe është shumë me rëndësi për mua dhe për ne si Bashkim Evropian për të ditur cilat janë planet, gjithashtu për të anashkaluar situatën që mund të eskalojë, gjë e cila nuk është në interesin tuaj”.

Sipas tij, ekziston një kalendar politik unik sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

“Jemi në aleancë me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe. Duam që të shohim dialog që prodhon normalizim. Në vitin 2024 ka zgjedhje në ShBA dhe mandej në BE. Nuk po them se viti tjetër është përcaktues, por kemi një mundësi të mirë para zgjedhjeve”, është shprehur Lajçak.

Për këtë vizitë në Kosovë dhe takimet e tij me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, emisari Lajçak ka shkruar edhe në Twitter.

Ai ka thënë se ka diskutuar në mënyrë të detajuar për dialogun Kosovë-Serbi, veçanërisht për targat dhe energjinë.

“E mirëprita mundësinë për të vazhduar diskutimet e mia të hapura, të detajuara dhe serioze me kryeministrin Kurti, sot për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale të dialogut, veçanërisht për energjinë dhe targat. Bisedimet tona u ndoqën edhe në takimin tim me zëvendëskryeministrin, Bislimi”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, Lajçak për herë të fundit në Kosovë ishte më 15 shtator.

Kryeministri Kurti në takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kishte ritheksur se qëllimi i dialogut duhet të jetë njohja reciproke.

 

 

 

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika