Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka komentuar luftën që po ndodh në Ukrainë, në mes të Ukrainës dhe Rusisë.
Macron tha se nuk duam një Luftë Botërore, duke iu drejtuar përshkallëzimit të luftës, sulmeve nga ana e Rusisë në Ukrainë.
“Ne nuk duam një Luftë Botërore”, ka shkruar Macron.
Gjithashtu, Macron ka thënë se janë duke e ndihmuar Ukrainën të rezistojë në tokën e saj, dhe se pret nga presidenti rus, Vladimir Putin, që të ndalojë këtë luftë dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.
We do not want a World War.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) October 13, 2022
Sa i përket këtij komenti të presidentit francez, disa orë me herët një zyrtar i Këshillit të Sigurimit rus ka thënë se nëse Ukraina pranohet në aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, atëherë konflikti në Ukrainë do të garantohej të përshkallëzohej në Luftën e Tretë Botërore.
We are helping Ukraine to resist on its soil, never to attack Russia. Vladimir Putin must stop this war and respect Ukraine’s territorial integrity.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) October 13, 2022
“Kiev është i vetëdijshëm se një hap i tillë do të nënkuptonte një përshkallëzim të garantuar në Luftën e Tretë Botërore,” ka thënë Alexander Venediktov, zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
Rusia paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore nëse Ukraina hyn në NATO
Ndërkaq, gjatë ditë së enjte Vladimir Putin është takuar me presidentin turk, Tajip Erdogan, në Kazakistan.
Presidenti rus i tha homologut të tij turk Erdogan se Turqia ishte rruga më e besueshme për të ofruar gaz në Bashkimin Evropian dhe propozoi të ndërtohej një qendër furnizimi atje.
Në takim me Erdogan, Putin: Turqia rruga më e besueshme për të ofruar gaz në Bashkimin Evropian
“Në rrjedhën e punës së kësaj nyje, të cilën ne mund ta krijonim së bashku, sigurisht që do të ishte edhe një platformë jo vetëm për furnizime, por edhe për përcaktimin e çmimit, sepse kjo është një çështje shumë e rëndësishme – çështja e çmimeve”, i tha Putin Erdoganit.