Salah, i cili sipas standardeve të tij të larta ka pasur një fillim të përzier të sezonit, doli nga stoli i zëvendësuesve në minutën e 68-të dhe shtatë minuta më vonë filloi të shënonte.
Po aq shpejt sa Salah kishte shënuar dy golat e parë, ai përfundoi edhe të tretin, duke e kaluar topin pas portierit të Rangers, Allan McGregor.
“Mo [Salah] tipik”, tha më pas menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, shkruan CNN.
Rezultati dhe performanca e Salah dhanë një lehtësim shumë të nevojshëm për Liverpool-in.
“Padyshim që ndryshoi disponimin”, shtoi Klopp për fitoren e së mërkurës, që ishte hera e parë që Liverpool kishte fituar një ndeshje jashtë fushe këtë sezon.Është krejtësisht ndryshe”, shtoi ai.
Liverpool e nisi dobët këtë ndeshje dhe, ashtu si shpesh këtë sezon pësoi golin e parë, Scott Arfield kaloi skuadrën skoceze në avantazh pas 17 minutash.
Pas hattrick-ut gjashtë-minutësh të Salah, Harvey Elliott shënoi golin e tij të parë në Champions League për të përfunduar fitoren 7-1.
Liverpool ndeshjen e radhës do ta ketë me Manchester City në Premier League në Anfield të dielën.