Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar për Raportin për Shqipërinë 2022.
Përmes një postimi, Xhaçka ka thënë se ambasadorja e Delegacionit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann i ka dorëzuar Paketën e Zgjerimit për 2022 dhe Raportin e Progresit për Shqipërinë ministres Xhaçka.
“Krenarë që Raporti i vitit 2022 njeh faktin se pavarësisht sfidave dhe vështirësive, Shqipëria ka përparuar në rrugën e saj drejt integrimit Evropian”, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në Facebook.
Ministrja Xhaçka ka theksuar se e ardhmja e Shqipërisë është në BE duke shtuar se Shqipëria është e përkushtuar për të dhënë rezultate konkrete në këtë fazë të re të procesit të integrimit pas konferencës së parë ndërqeveritare.