Franca i dërgon Gjermanisë gazin e parë mes krizës energjetike të Rusisë

Shtetet fqinje, Gjermania dhe Franca janë dakorduar që të ndihmojnë njëra-tjetrën. Gjermania është zotuar të sigurojë energji shtesë për Francën ndërsa Franca është dakorduar të ndihmojë Gjermaninë me furnizimet me gaz

Vendet fqinje kanë arritur një marrëveshje për të ndihmuar njëri-tjetrin për të përballuar barrën e krizës energjetike që ka goditur Evropën

Franca ka dërguar gaz në Gjermani për herë të parë në “solidaritetin evropian” mes presioneve në rritje të energjisë.

Gazi, i shpërndarë nëpërmjet një tubacioni, është pjesë e një marrëveshjeje midis vendeve për të lehtësuar mungesat e energjisë pasi Rusia ka mbyllur rubinetat për në Evropë.

Rusia është akuzuar për përdorimin e furnizimeve me gaz si armë kundër Perëndimit që nga pushtimi i Ukrainës.

Operatori francez i rrjetit, GRTgaz, ka thënë se fillimisht do të dërgonte 31 gigavat orë (GWh) në ditë, nëpërmjet një tubacioni nga fshati kufitar francez i Obergailbach.

Muajin e kaluar, në marrëveshjen e solidaritetit energjetik, Gjermania është zotuar të sigurojë energji shtesë për Francën kur të jetë e nevojshme, dhe në këmbim Franca është dakorduar të ndihmojë Gjermaninë me furnizimet me gaz.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt ka çuar në rritje të çmimit të gazit dhe klientët e BE-së përballen me tarifa rekord këtë dimër, raporton BBC.

Ndërkaq Gjermania është duke rriur përdorimin e qymyrit dhe po zgjat jetën e termocentraleve që do të mbylleshin pavarësisht ndikimit negativ mjedisor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika