Sivasspor, ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Bllkanit, me rezultat 2:1, për raundin e katërt të fazës grupore në Ligën e Evropës.
Ishte sulmuesi Karol Angielski, që shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.
Ballkani në minutën e 48-të, të pjesës së dytë ka nisur në sulm me aksione të mira, pasi Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Qëndrim Zyba kanë gjuajtur nga pozicione mjaftë të rrezikshme për skuadrën kundërshtare, por pa fat për të shënuar golin e dytë.
Po ashtu, edhe mbrojtja e Ballkanit ishte në nivelin e duhur, por skuadra mysafire doli të jetë më me fat në këtë ndeshje.
Po ashtu, atmosfera në ndeshjen Ballkan-Sivasspor është shumë e zjarrtë pasi aty është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me 13 mijë e 500 tifozë të Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.